Barometri i Ballkanit, Bregu: Ajo çfarë na bashkon është me e rëndësishme se ajo që na ndan

Sarajevë – Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. Rezultatet e Barometrit mund t’i shikoni në https://www.rcc.int/balkanbarometer/

“Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata. Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021. Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Balkan Barometri 2023, edicioni i Opinionit Publik rezultatet kryesore:

➢ 1 në 5 qytetarë e lidh Ballkanin me shpresë ose bashkëpunim.

➢ Për 15% të qytetarëve, Ballkani do të thotë besim, por për 1 në 10, do të thotë frikë.

➢ 51% janë të pakënaqur me situatën ekonomike

➢ 27% thonë se korrupsioni është problemi më i madh

➢ 69% thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë – 7% më shumë se në 2022

➢ 45% ndihen të kërcënuar nga mbajtja dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve

➢ 71% thonë se lufta në Ukrainë ndikoi ndjeshëm në fuqinë e tyre blerëse

➢ 75% nuk ​​u besojnë partive politike

➢ 65% shprehën një shqetësim të shtuar në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme

“Barometri Ballkanik nxjerr në pah historitë njerëzore, shqetësimet e tyre për punën, përpjekjet për më shumë mirëqenie dhe sesi gjithçka që po ndodh rreth nesh po ndikon në rajonin tonë, i cili është brishtë, është lehtësisht i cënueshëm. Barometri na tregon se sa jemi ne të gatshëm për ta bërë shtëpinë tonë një vend më të mirë, ku mund të jetohet më mirë e ku mund të ndihemi të sigurt dhe me një të ardhme më të mirë për veten e për fëmijët tanë.

Njerëzit shohin dhe ndjejnë tek bashkëpunimi rajonal dhe gjërat që na bashkojnë shpresën dhe mundësinë për të përmirësuar veten”, përfundoi Bregu.


Shtuar 18.07.2023 17:14