Banka e Shqipërisë ka rritur sasinë mesatare të likuiditetit të injektuar në treg në tremujorin e parë të vitit 2024.
Sipas njoftimit zyrtar, injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ranë mesatarisht 22.70 mld lekë, kundrejt përkatësisht 47.70 miliardë lekë dhe 54.20 miliardë lekë në tremujorët e mëparshëm.
Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka vijuar të tentojë rritjen e portofolit nëpërmjet ankandeve të blerjes së letrave me vlerë. Vlera e portofolit të bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë është 70.00 miliardë lekë, pranë niveleve maksimale të vërejtura.
Me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë zhvilloi tre ankande për blerjen e valutës.
Në ankandet e zhvilluara janë blerë 32.60 milionë euro. Në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin mars u regjitrua një pjesëmarrje mjaft e ulët. Në këtë ankand u blenë 5.8 milionë euro, ndërkohë që shuma e blerë në dy ankandet e tjera mbetet rreth mesatares së vitit 2023
Ndërkohë gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 250-330 milionë euro, thuhet në njoftimin e BSH-së e datës 28 qershor 2024.