Diskutimi i raportit të veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021 ka shkaktuar debat të fortë këtë seancë plenare.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli ashpër ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha duke e konsideruar njësoj me Sigurimin e Shtetit.
“Jemi gati ta votojmë nëse në Kuvend do të hiqet emri i katranit me bojë. Do ishte fyerje të votohej nga ai, se ky katranin me bojë dhe Sigurimi i Shtetit janë njëlloj. U bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit. Të vijnë me një listë të re, Berisha është njëlloj si Sigurimi i Shtetit, minim i demokracisë. shembulli më kuptimplotë i kësaj qeverie janë investimet në Tropojë. Ftoj të marrin pamjet se si ishte Bajram Curri dhe si është sot, si ishte rruga për në Valbonë dhe si është sot”, tha Balla.