Bajram Begaj uron Presidentin e sapozgjedhur hungarez: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Zotit Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë. Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë!

Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”,  shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.