Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Zotit Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë. Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez.
“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë!
Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.
Congratulations to Tamás Sulyok on his election as President of Hungary.
Looking forward to working together, enhancing our countries’ partnership and cooperation.
????
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 27, 2024