Autoriteti i Dosjeve dhe Shoqata Çamëria firmosin marrëveshjen për hapjen e dosjeve të Sigurimit për Çamërinë

Autoriteti i dosjeve dhe Shoqata Çamëria kanë firmosur marrëveshjen për hapjen për herë të parë të të gjitha dosjeve të sigurimit për Çamërinë.

Në fjalën e tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se bëhet fjala për 200 dokumente që tregojnë se me sa programim diktatura komuniste ka vepruar mbi shqiptarët e Çamërisë.

‘Bëhet fjalë për rreth 200 mijë dokumente që tregon me sa programim diktatura ka vepruar mbi shqiptarët Çamërisë. Do ta vlerësoja shumë këtë angazhim të komunitetit bashkë me shoqatën Çamëria. Institucionet e shtetit shqiptarë është hera e parë që angazhohen direkt me ne.

Pse diktatura kishte nevojë ta bënte këtë gjë mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët ishin vrarë, prerë masakruar padrejtësisht lënë jashtë trungut shqiptar, pikërisht që të ekzistojë kjo Shqipëri që është sot?

Ne megjithëse kemi kaq kohë që flasim dhe themi se Çamëria është një çështje kombëtare. Veçantia e këtyre komploteve është se Enver Hoxha e quante komploti çam, duke bërë në mënyrë të programuar një sfidë që herë e herë e dëgjojmë dhe sot. Aq i programuar ishte nga sigurimi i shtetit e Çamët janë quajtur si tradhtar. Kanë qenë dy kategori shqiptarësh të margjinalizuar çamët dhe kosovarët.’- tha Idrizi.


Shtuar 31.05.2024 19:34