Asnjë goditje në portë dhe mbrojtje “blind”, Shqipëria e mbyll në barazim ndeshjen ndaj Wales (VIDEO)

Kombëtarja shqiptar e futbollit ka mbyllur në barazim miqësoren e parë të qershorit, të luajtur kundër Uellsit. Një ndeshje ku mbrojtja kuqezi u konfirmua e pakalueshme dhe shumë cilësore, por pjesa tjetër e ekipit la shumë për të dëshiruar.

Ndeshja u mbyll pa asnjë gjuajtje në kuadratin e portës kundërshtare nga kuqezinjtë, me disa tentativa të vakëta në pjesën e parë dhe me “parkim autobusi” në të dytën.

Një provë gjenerale për ndeshjet e shtatorit që tregon se Reja i ka varur të gjithë shpresat të mbrojtja dhe ndonjë gol rastësor në sfidat ndaj rivalëve që ka në grupin e eliminatoreve të Botërorit.


Shtuar 5.06.2021 19:52