Është arrestuar ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi përmes rrjetit social “X”.
Sipas Bardhit arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë dhe duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.
”Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik.
KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, shkruan Bardhi.
Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.
Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 23, 2024