Arjola “i nxjerr bojën” Donaldit: Bëri heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut

Ndërsa Big Brother VIP po i afrohet fundit dhe njëri prej banorëve do të dalë fitimtari, diskutimet rreth atij që pritet të fitojë kanë “mbërthyer” publikun.

Mbrëmjen e sotme në “Fun Club” u diskutua për lojën e katër finalistëve. Banori i parë që u fol ishte Donald Veshaj, ku të gjithë ish-konkurentët dhanë mendimin tyre. Shumica e mbështetën duke thënë se ai është fituesi i këtij edicioni.

Mirëpo, mendimi i Arjolës ka qenë ai që ka tërhequr vëmendjen. Ajo ka deklaruar se Donaldi ka vepruar me strategji dhe ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut

“Ai ka vepruar me strategji. Ai ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut, në shumë rrugë Donaldi gabimin më të madh e bëri që doli kundër Einxhelit. Ka shumë ngjarje, por s’më kujtohen për momentin”, u shpreh Arjola./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 23:26