AMP operacion në Fier/ Goditet grupi kriminal i prodhimit dhe shitjes së drogës, mes 4 të arrestuarve, 1 polic (EMRAT)

Një punonjës policie dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat pasi akuzohen për  prodhim dhe shitje të narkotikëve. 2 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Te arrestuar

Lorenc Gropa (polici)

Klevis Gropa

Ledjon Gropa

Skerdilajd Levendi

Te proceduar

Maliq Gropa

Bruno Festimaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë Lorenc Gropa u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe shtetasi Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.


Shtuar 25.05.2024 10:38