Alibeaj: Berisha dhe Meta nuk e largojnë dot Edi Ramën, pasi janë të shantazhueshëm

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Laprakës, ku i ka ftuar të votojnë Roland Bejkon për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Alibeaj tha se Berisha dhe Meta ndryshe nga sa shiten, janë peng dhe shantazhohen nga Edi Rama.

Sipas tij Berisha dhe Meta nuk e rrëzojnë edi Ramën, pasi i shërbejnë atij.

Do të luftosh korrupsionin, do të tregosh se sa I besueshëm je tek njerëzit? Po mos ik nga parlamenti kur Edi Rama vjen e të kërcënon, e të shantazhon, e të thotë: kujdes Sali Berisha se është një person me shkronjën Z, një person ne inicialet M.L dhe një person me inicialet Y. Dhe ikën si lepur na parlamenti duke e mbyllur gojën. Pranon shantazhin e Edi Ramës dhe del ti e t luftosh korrupsionin, e t’u mbushësh mendjen njerëzve. Po pse budallenj janë demokratët e shqiptarët, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite? Jo! E kjo është të jesh I besueshëm tek shqiptarët. E pra, do tit ë luftosh korrupsionin e shkon dhe futesh në sqetullën e Ilir Metajt?! Në 2013-ën, kush e pruri Edi Ramën në qeverisje. Në 2013-ën, Edi Rama, të majtët, pinjollët e komunizmit morën vetëm 64 mandate. 65 kishin marrë në 2009-ën. Pra, nuk kishte shans teorik dhe as mbështetje nga njerëzit që të vinin në qeverisje. Ishte vetëm trafikimi I votave dhe I mandateve me bekimin e Sali Berishës që shkoi dhe ia dha. Ia dha mundësinë Edi Ramës që të vinte në qeverisje dhe ta sillte vendin në këtë derexhe. S’duhet ta harrojmë ne historinë. Nga historia do të duhet të mësojmë, do të duhet të mësojmë. E pra, ai që trafikoi në fakt votat në 2013-ën, na del sot në krah të Sali Berishës dhe jepet si shpëtimtar I demokratëve. Jo vetëm kaq, por merren edhe një pjesë demokratësh, për të cilën kam vetëm keqardhje, të keqinformuar, të keqpërdorur, të nashtruarm të manipuluar dhe merren dhe çohen si një trofem si një plaçkë tek shtëpia e Ilir Metajt. Dhe ky është mëkat I madh. Ky është mëkat I madh.

Historia do ta tregojë, historia do të na japi të drejt, historia do t’I gjykojë për atë se çfarë ndodh. Porn ë fakt ky është momenti më I keq dhe më delikat për Partinë Demokratike. Se çfarë bëmë ne? I dhamë dorën mo. Pavarësisht se na sulmoi në 8 janar, pavarësisht se e refuzoi 30 prilli, pavarësisht se tha do dalim me një kandidat unik për demokratët, pse kujtoni ju se ishte e leht dhe për ne, jo, jo nuk ishte e lehtë. Aspak e leht dhe nuk ishte aspak politike, ua them unë, por përkundër interest të madh, nevojës së madhe të shqiptarëve për të rrëzuar regjimin, ne do të duhej të gëlltisnim dhe t’I shtrinim dorën të dilnim me një kandidat unik. Madje në 3 mars, edhe kur mbaroi ai gjyq që na mbajti zvarr Edi Rama, që fërkonte barkun. Fërkonte barkun Edi Rama, fërkonte barkun dhe Sali Berisha, madje dhe në atë moment prap I shtrimë dorën ne një kusht të vetëm: për të dalë tek kjo sigël. Kandidatët e primareve, e dimë se si dolën kandidatët e primareve, pa u bërë primare, ne e dinim se kush ishin kandidatët, ata të dilnin dhe të nderonin mbi të gjitha këtë sigël. Zero. Shkoi u fut në brekushet e Ilir Metës. Epo ky është mëkati më I madhe politik ndaj të cilit kemi mbajtur këtë qëndrim. Këtë ka bërë pra, Sali Berisha. Dhe sot e kuptojmë fare qartë. Sot e kuptojmë shumë qartë se cili është synimi I tij: kërkon të zhduk Partinë Demokratike, kërkon të zhduk dhe atë që mbetet prej saj, ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që I shkojnë nga pas, të gënjyer ose të lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën, për ta përdorur si bunker antiamerikan në Shqipëri. Për tu thënë nesër partnerëve amerikan, britanik dhe europian që e djatha shqiptare është e gjitha pas kurrizot të tij. Ska tjetër është ai dhe ska tjetër në këtë vend. Kjo është ajo që synon ai, nuk i intereson fitorja.

Po t’i interesonte fitorja, gjëja e parë në emër të demokratëve do duhet të thoshte të bëhemi mënjane, te nxjerrim një emër te përbashkët si kandidat, mund të ishte dhe Belindi, ua them me garanci të plotë, une, ky zotëria, Land Bejko do të ishim të gjithe pas tij. Jo per te, për të mirën e demokratëve, shqiptarëve. Nuk e pranoi dhe ne nuk jemi pishman fare për qëndrimet që kemi mbajtur. E di që ndoshta në syte mund të jemi treguar dhe pak të dobët se zgjat dorën, përgjerohu, bëj gjithçka, megjithatë kjo eshtë përgjegjshmëri politike. Ta eksplorosh deri në pikë të fundit mundësinë për të mos i shkaktuar keq demorkatëve dhe shqiptarëve. Shikoni cpo ndodh në fushatë me Edi Ramën. Vetem përpara kurrë mbrapa. Përpara Shqipëri dhe shpopullohu, përpara shqiperi dhe plasin bombat dhe minat dhe vrasjet mes Tiranës, perpara Shqiperi me çmimet ne kupë të qiellit, përpara Shqipëri pa shtet. Pra shih se cfarë qeverisje ka bërë ai sot. E megjithatë shiko se çfarë bën. Vetëm perpara dhe jo mbrapa duke nxjerrë vetem Berishën dhe Metën. Është cinike, por kaq diabolik ështe Edi Rama sa e ka gjetur, po me këta të dy i mund gjithmone. Mundi Berishën ne 2013, mundi Berishën dhe Metën në 2021 dhe kaq pak inteligjencë dhe mundësi kemi me që të shikojme realitetin që po ti vesh përballë 2 fosile politike ai fiton sepse përdor të gjitha mjetet. Kjo eshte zgjidhja që kemi bërë. I ka folur subkoshienca atij. Me ata të dy është gjithë kohës në pushtet. Prandaj është detyrimi ynë për ti dhënë një tjetër alternativë Shqiperisë. Ky koalicioni laraman Berisha Meta, ndryshimi ështe në dorën tuaj e me këtë edhe pse nuk e thonë e nënkuptojnë se ndryshimi nuk është në dorën e tyre dhe as që e kanë në plan ndryshimin politik. Berisha ka 3 motive dhe nga të tre asnjeri nuk është ne interes të demokratëve. Së pari kërkon ta kthejë PD në një bunker antiamerikan për të mbrojtur nga veprimi i drejtesisë nga akuzat që i jane bërë nga aleatët tane te mëdhej, amerikan dhe britanik që e kanë shpallur non grata, për minim të demokracisë dhe per korrupsion masiv. Kërkon një mburoje per tu mbrojtur nga këto akuza. Së dyti kerkon monopolin e opozitës, duke i dhënë oksigjen partise se Edi Ramës sepse dhe pas 33 vitesh të Berishës dhe Metës bëjnë që te duket alternativë Edi Rama, provojmë që mos të jetë as Berisha dhe as Rama dje do të kuptoni që ky do jetë fundi i Edi Ramës”, tha Alibeaj.

/AlbEu.com/


Shtuar 29.04.2023 15:16