Alarmi për bombë, hapet valixhja e zezë në Portin e Durrësit: E pabesueshme çfarë kishte brenda

Alarmi për bombë në Terminalin e Trageteve në Durrës   ka rezultuar i rremë.

Valixhja e zezë është hapur nga forcat geniere dhe brenda saj kishte raki.

Çanta e zezë u pikas nga punonjësit e sigurisë, të cilët u alarmuan.

Njoftimi:

Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se:

Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë.

Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit./albeu.com