Aksident tragjik në Librazhd, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”.

Një automjet, i cili drejtohej nga Meglin Zeneli, 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet,  Dorian Belba, 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë,  Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

Tre të lënduarit janë transportuar  për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 4.02.2024 21:53