Një i vdekur dhe pesë të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Belorta të Korçës.
Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa automjetet janë shkatërruaar, ndërsa njëra prej makinave ka përfunduar në anë të rrugës.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një manovër e gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në aksident.
Të plagosurit e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se mes të lënduarve ka edhe fëmijë.
/albeu.com
Krimet mjedisore në Elbasan përsëriten me një frekuencë të frikshme, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e rënda shëndetësore. Skandali i radhës…
Dani Carvajal ishte vetëm një hap larg rikthimit në futbollin spanjoll, por një pengesë e papritur ka vënë në pikëpyetje…
Analisti shqiptar nga Presheva, Nehat Hyseni, ka komentuar zhvillimet politike që çuan në zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës,…
Ditën e sotme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), kanë formalizuar bashkëpunimin për të nxitur…
Gati nëntë muaj pas një finale kaotike të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 në Rabat, Maroku dhe Senegali takohen…
Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën…