Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e ngjarjes, janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjerë të tjerë në automjet.
Të tre personat janë transportuar në spital dhe sipas burimeve ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po angazhohet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje rrugore.