Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, përfundojnë në spital nënë e bir

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes shtetasi me iniciale K.B 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe. Mjeti i tonazhit te rëndë ndaloi në rrugë dhe Benzi përplaset nga pas tij.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma, frenoi ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen. Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.


Shtuar 7.03.2024 19:21