Aksident në Fier – Patos, njëri nga mjetet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier- Patos.

Në vendin e quajtur Portëz, dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit, i cili fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.


Shtuar 4.10.2023 14:56