Një aksident ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit ku janë përfshirë 3 automjete.
Mësohet se nga përplasja, automjeti tip ‘Range Rover’ ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Drejtuesi i automjetit dhe një bashkëudhëtare në mjet kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Edhe drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një ‘Audi’ dhe një furgon, kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.