Aksident në aksin Peqin-Elbasan, dëmtohen automjetet!

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, në rrugën kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Lolaj

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.


Shtuar 5.04.2024 17:21