shqiperi

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kërkon akses në TIMS! Drejtori: Po s’erdhi në kohë, informacioni s’ka vlerë

Ndryshimet në ligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të propozuara nga qeveria, kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë, mes debatesh. Opozita, e sheh të tepruar dhënien e kompetencave kësaj agjencie për aksesin në sistemin TIMS.

“Kërkoni akses në TIMS dhe te sistemi i targave. Praktika ka treguar se ka të përfshirë te “Metamorfoza” shefa policie dhe po ashtu ka pasur rrjedhje nga ky sistem, arsye që është ngritur dhe komisioni i posaçëm. Pse ju doni akses, çfarë emergjence keni, kur mund t’i merrni nga Policia dhe Drejtoria e Transporteve?”, tha Asllan Dogjani, Deputet i Rithemelimit.

Të lidhura

None found

Por, drejtuesi Agjencisë, Ardian Bali, jep arsyet pse sipas tij është i domosdoshëm aksesi.

“Informacioni është fuqi. Një informacion që nuk vjen në kohën e duhur nuk ka më çfarë të duhet. Nëse nuk merret vesh në kohë reale se shtetasi X ka kaluar në pikën kufitare, ai informacion e ka kaluar vlerën pastaj. Vetë cikli për të marrë informacion të policia do kohën e saj dhe e humbet vlerën. Sa më shumë informacion të kemi, aq më të aftë jemi për të dhënë një produkt inteligjence”, shprehet Ardian Bali, drejtor AISM.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikuar në projektligj është emërimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i cili do të jetë civil.

“Nëse ushtarakët, për shkak të gradave që kanë, në vijim mund të lëvizin nga një strukturë në tjetrën në ushtri, e njëjta gjë nuk mund të ndodhë me stafin civil të Agjencisë. Për këtë arsye, për shkak të ngritjes në karrierë, është propozuar që posti i zëvendësdrejtorit të jetë i pastër si civil dhe pjesa civile e shohin veten nga momenti i rekrutimit deri në arritjet e majave të karrierës siç është posti i zëvendësdrejtorit”, tha Bali.

Në projektligjin e ri është parashikuar gjithashtu që punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të marrin një pagë shtesë për uniformën, siç e kanë edhe agjencitë e tjera, përfshirë Policinë e Shtetit apo AMP.

Tags: drejtoriTIMS

të fundit

Ragmi Mustafi: Pasivizimi i adresave në Bujanoc synon dobësimin politik të shqiptarëve

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltari politik për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Ragmi Mustafi, ka…

2 minutes ago

Prokuroria Speciale akuzon 20 persona për krime lufte në Gjakovë, mes tyre edhe Millan Radoiçiqin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Gjakovë kundër 20 personave. Në mesin e të akuzuarve…

3 minutes ago

Kurti përball opozitën me shifrat “53 me 47”: Tërhoqëm Konjufcën, tani duhet marrëveshje për presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive të…

3 minutes ago

Zyrtare: Yan Diomande bëhet lojtari më i ri i Real Madridit

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talenteve më të kërkuar të futbollit evropian, Yan Diomande. Klubi madrilen…

3 minutes ago

Rodri i jep dritën jeshile Barcelonës, duke u larguar nga pista e Real Madridit

Barcelona ka marrë një sinjal shumë pozitiv në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se…

10 minutes ago

Londra shpall masa të reja ndaj Moskës: sanksione për 6 banka dhe cisternat e naftës ruse

Sanksionet e reja të njoftuara këtë të enjte nga Britania ndaj Rusisë duket se kanë si objektiv anijet ruse, bankat…

15 minutes ago