A do e bëni Reformën Zgjedhore me Bashën? Rama nuk kursen ironinë: Ku është ky?

A do ta bëni Reformën Zgjedhore me Lulzim Bashën?

Kjo ishte pyetja që gazetarët i bënë ditën e sotme kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për mediet. Por ai me ironi pyeti se ku ndodhet Basha, pasi ky i fundit nuk është i përfshirë në jetën politike së fundmi.

Rama: Ku është ky? Se ka kohë që nuk e di…Të pyesësh a do ta bësh këtë gjë me Lulzim Bashën dhe të kërkosh që tjetri të thotë po, do të thotë të marrësh një angazhim që edhe mund të mos e mbash. Tjetri mund të mos shfaqet fare kur ti do ta bësh atë gjë me Lulzim Bashën. Kjo është një shaka që është më shumë se gjysma e së vërtetës. Reforma Zgjedhore ka patjetër rëndësinë e vet, janë disa aspekte që duhen prekur. Nuk kemi nevojë të bëjmë sa herë ka zgjedhje një Reformë nga e para. Në këtë rast kemi një Komision dhe ai Komision i Reformës Zgjedhore do bëjë Reformën. Nuk kemi pse zgjedhim ne…mbase se kush është kush aty (në PD) do e gjejnë vetë ata një ditë. Reforma Zgjedhore kalon me 84 vota, nëse do t’i marrë kaq vota do kalojë, nëse s’i merr s’do kalojë. Pastaj kryetari në letër, kryetari në zjarr, kryetari në flakë…këta janë shumë nuk kemi si i ndajmë nga njëri-tjetri. I ndan vetëm natyra e materies./albeu.com


Shtuar 24.11.2023 15:47