Nga Erblina Mile
Vetëm 33% e bizneseve i janë përgjigjur paralajmërimit të qeverisë për rritjen e deklarimit të pagave në kuadër të aksionit anti-informalitet. Zv.ministrja e financave Vasilika Vjero deklaroi se kjo ndikuar në rritjen e pagesës së kontributeve shëndetësore dhe shoqërore të këtyre punonjësve.
Nga kontrollet e njësisë speciale ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm punonjësish janë të deklaruar me paga minimale ndërkohë që posedojnë mjete luksi. Kjo kategori do të jetë në lupën e kontrollit të imtësishëm të institucioneve tatimore.
Për të gjitha ato biznese që nuk kanë reaguar do të vijojë analizimi i detajuar i të dhënave. Zv. ministrja paralajmëroi se në mars do të nisin kontrollet fizike në këto subjekte.
Deri më tani rezulton se janë 142 mijë vende pune që janë analizuar nga administrata tatimore.