shqiperi

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

Rreth 60% më shumë regjistrime se një vit më parë, e kanë kthyer Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë në një investim i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e të rinjve që duan një profesion dhe jo vetëm një diplomë.

Në një kohë kur zgjedhja e universitetit është një nga vendimet më të rëndësishme për të rinjtë, gjithnjë e më shumë studentë po kërkojnë diçka konkrete, të mësojnë një profesion, të fitojnë eksperiencë dhe të kenë një rrugë të hapur menjëherë pas studimeve ose përgjatë tyre, drejt tregut të punës.

Të lidhura

None found

Shifrat e këtij viti flasin për suksesin e KPGJT. Me një rritje prej afërsisht 60%, është një tregues i ndryshimit të mënyrës se si të rinjtë po e shohin arsimin dhe, mbi të gjitha, të ardhmen e tyre profesionale.

KPGJT është ndërtuar mbi një model që e vendos praktikën në qendër të formimit profesional. Kolegji aplikon Sistemin Dual, duke bashkuar mësimin teorik me përvojën praktike në mjedise reale pune. Kolegji disponon laboratorë dhe pajisje të zhvilluara për arsimin professional. Sipas KPGJT, ky model synon t’u japë studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe aftësi konkrete që kërkohen nga kompanitë.

Kolegji ofron programe në fusha si Teknologji Automobili, Elektro-Mekanikë, Elektrikë, Elektronikë, Menaxhim Ndërtimi dhe Sistemet e Ajrit të Kondicionuar, duke u fokusuar në profesione teknike që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e industrisë.

KPGJT përdor kurrikula të përditësuara gjermane dhe austriake, të harmonizuara me praktikat e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara në Evropë.

Programet profesionale të KPGJT janë të strukturuara në cikle dyvjeçare, duke i dhënë studentëve mundësinë të përgatiten në një kohë relativisht të shkurtër dhe të hyjnë më shpejt në botën profesionale.

KPGJT është pjesë e Kastrati Group, duke krijuar kështumundësi për praktika profesionale në kompani të grupit dhe partnerë të tij, ndërsa studentët me rezultate të larta kanë mundësi për punësim pas përfundimit të studimeve.

KPGJT – mëso sot atë që tregu i punës kërkon nesër.

Për informacion mbi programet, aplikimin dhe regjistrimet, KPGJT publikon informacionet zyrtare në faqen e Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë. Kolegji është i vendosur në Tirana Business Park, Godina nr. 7, Fushë Prezë, Tiranë, dhe publikon si kontakt numrin +355 69 609 9099.

Tags: Kpgjt

të fundit

A po merr fund ngërçi politik në Kosovë? Konjufca: Kandidaturat për president janë përcaktuar

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, emrat nuk…

5 minutes ago

SHBA-ja e largon nga lista e sanksioneve shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Abu Qatada al-Albani

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut dhe i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani, është hequr nga…

16 minutes ago

Two US Aircraft Leave Bulgaria, Bringing Relief to Bezmer, but Fears of an Iranian Attack Remain

Largimi i dy avionëve amerikanë të furnizimit me karburant nga Baza Ajrore Bezmer në Bullgari ka sjellë lehtësim te banorët…

17 minutes ago

Canada’s Trade Countermove Challenges the Reach of U.S. Power During the Trump Presidency

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kanadasë po përballen me një tjetër përplasje të fortë, pasi bisedimet për një marrëveshje të re…

17 minutes ago

Caught with a Firearm in Palasë: Court Rules on Elvis Kosova, 40-Year-Old Threatened and Assaulted His Wife

Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i…

17 minutes ago

Fatal Flooding in Spain: Mother and 18-Year-Old Daughter Die After Wall Collapses

Një nënë dhe vajza e saj 18-vjeçare kanë humbur jetën pasi u plagosën rëndë nga shembja e një muri gjatë…

18 minutes ago