Abdul Samrez Jashari, me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i njohur me emrin Abu Qatada al-Albani, nuk figuron më në listën amerikane të personave të sanksionuar.
None found
Heqja e tij u bë publike përmes përditësimeve të fundit të Departamentit Amerikan të Thesarit, i cili më 24.08.2026 njoftoi ndryshimet në listën e sanksioneve.
Abu Qatada al-Albani drejton “Xhemati Albani”, një formacion militant ku bëjnë pjesë kryesisht shqiptarë etnikë. Sipas një raportimi të REL-it më 8 janar 2025, ky grup kishte krijuar aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS), organizatë islamiste e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e cila në dhjetor të vitit 2024 rrëzoi nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Assad.
Jashari ishte futur në listën e sanksioneve të SHBA-së në vitin 2016. Në atë kohë, Departamenti i Thesarit e kishte cilësuar si këshilltar ushtarak dhe një prej drejtuesve të Al-Nusrës, degës së Al-Kaidës në Siri.
Autoritetet amerikane e kishin akuzuar gjithashtu për ndihmë në sigurimin e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës.
Mes personave që janë hequr nga lista amerikane pas përditësimit të 24.08.2026 ndodhet edhe Abu Qatada al-Albani. Të njëjtin status e kanë marrë edhe persona të tjerë të lidhur me konfliktet në Siri dhe Irak.
Në njoftimin e Thesarit Amerikan thuhet se, në kuadër të zotimit të Presidentit Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shfuqizuar përcaktimin e Sirisë si shtet sponsor të terrorizmit.
SHBA-ja kishte bërë të ditur në korrik të vitit 2025 se Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i njohur edhe si Fronti Al-Nusra, nuk do të konsiderohej më organizatë terroriste. HTS-ja kishte pasur më herët lidhje me Al-Kaidën, e cila është organizatë terroriste, ndërsa në dhjetor rrëzoi qeverinë siriane.
Milani i sezonit 2004/05 kishte gjithçka për t'u konsideruar një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit. Nën…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin…
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti,…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Raporti…
Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…
Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e para të kualifikimeve për Euro 2027.Dardanët…