Policia e Tiranës ka nisur hetimin për një 36-vjeçare e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shtetasen R. Gj., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo e fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje 70 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/