Zhvendoset lufta, nga ujqërit te ujkonjat, gangsterja e Bilishtit “i përvishet” Dea Mishel-it: Idiote, pseudo blogere

Dea Mishel Hoxha, e cila është e famshme në rrjetet sociale ka bërë bujë ditën e djeshme me një video në Tiktok ku bënte një “shaka” aspak normale për jetimët. Ajo e justifikonte me termin “humori i zi”, por kjo nuk u kalua kaq lehtë në rrjete sociale e në media.

Një pjesë e mirë e komentuesve hodhën dyshime se aktorja mund të ketë qenë në ndikimin e lëndëve narkotike pasi një artiste siç paraqitet Dea Mishel, nuk mund të shprehet në atë mënyrë.

Kanë qenë të shumtë edhe reagimet e personazheve publik dhe mes tyre edhe gangsterja e Bilishtit, Dezi. Kjo e fundit gjithashtu u bë e famshme nga rrjetet sociale për skandalet në qytetin e saj, sjelljen prej gangsterje dhe prishjen e qetësisë publike. Prandaj nisur nga niveli i situatës dhe llojit të famës rrjedhimisht të vjen në mendje lufta mes të vetshpallurëve “Ujku i Cërrikut” dhe “Ujku i Fierit”.

“Si mund të jesh kaq debile. Mos e provofsh kurrë te jesh në vendin e atyre jetimëve edhe do e shihje ti si e vizatonin shtëpinë… Idiote, pseudo blogere leshi”, shkruan Deizi mes ofendimesh./albeu.com/