Në vitin 2021 Mozik dhe Loredana i ndanë rrugët pas shumë uje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre, mirëpo Hana, do të jetë lidhja e tyre e përhershme.
Pas ndarjes, herë nëpërmjet teksteve, herë nëpërmjet statuseve, Lori dhe Mozzik e kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindërit perfekt për të voglën e tyre.
Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.
Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë. Në story-n të cilën ka arritur ta sigurojë “Iconstyle”, duket se reperi i përgjigjet të gjitha akuzave kundër tij.
“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre”, shkruhej në foton e postuar, për të cilën duket se reperi u pendua.