“Zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura”, ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në pritje të ëmbël

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një lajm të bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Artistja e ka bërë publik këtë moment të veçantë përmes një postimi, ku shfaqet krah partnerit të saj, Valon Vataj. Të dy duken më të lumtur se kurrë, teksa presin ardhjen e një jete të fëmijës së tyre të parë.

Të lidhura

None found

Postimin e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës: “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”

Ky lajm është pritur me shumë gëzim nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e këngëtares, të cilët kanë komentuar në postim urimet e tyre. Kujtojmë se Albina Kelmendi ka përfaqësuar Shqipërinë më Eurovision në vitin 2023.


Shtuar 4.04.2026 20:07