showbiz

“Zef Deda në spital psikiatrik”, Juli e rrëfen për herë të parë për të atin (VIDEO)

Aktori Julian Deda, i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka bërë një rrëfim emocional për sfidat para viteve ’90 të njeriut të tij të shtrenjtë, të atit Zef Deda, kur ai pati një problem shëndetësor me këmbën.

I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështje, Juli tregon se megjithëse vuante nga këmba, regjimi monist i asokohe e trajtoi Zef Dedën me medikamente për të sëmurë psikik, nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

Të lidhura

None found

“Më herët kam qenë 5 apo 6 vjeç, sepse nuk e mbaj mend mirë… Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi, nuk doli më në televizor për një vit, pastaj iku me kurime jashtë njëherë në Vjenë dhe më pas në Hungari. Ne ishim vetëm me mamin.

Mendja na rrinte gjithmon atje dhe kjo ishte periudha më e vështirë e jetës tonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmur psikik sepse thoshin që “ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit. Do të arratiset ky aktori dhe shtiret sikur i dhëmbë këmba”. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur e i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit kur e panë që nuk doli në televisor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri, për një aktor, kishe probleme.

Kur nuk doli u shqetësua Byroja politike. Thanë, po ku është ky aktori. Sepse atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

Pyetën ku është ky? Dhe iu thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën i sëmurë psikik, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”- tha Jul Deda.

të fundit

Albini e luan shahun fort” – Gacaferi pretendon se PDK-së i dështoi skenari

Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi ka ironizuar PDK-në pas reagimit të komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i…

3 minutes ago

Katër herë të bllokuar brenda nëntë muajsh: minatorët e Stantërgut përballen me të njëjtin rrezik

“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?” Kjo është frika që Ymer Meholli thotë…

4 minutes ago

Okan Buruk i dërgon mesazh Barcelonës: Galatasaray nuk do të mbyllet në mbrojtje

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka paralajmëruar Barcelonën para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, duke bërë të qartë…

4 minutes ago

Lionel Messi zgjedh 10 yjet e së ardhmes, tregon dhjetë talente që mund të bëhen emrat e mëdhenj të futbollit

Ylli i futbollit Lionel Messi, ka përzgjedhur dhjetë emra që, sipas tij, përfaqësojnë të ardhmen e futbollit botëror. Në listën…

6 minutes ago

Vatikani: Papa Leone XIV shtrohet nesër në spital për ndërhyrje në mushkëri

Papa Leone XIV pritet të shtrohet të martën, më 13 tetor, në Spitalin Universitar Gemelli në Romë, ku do t’i…

10 minutes ago

Zëvendësimi që përcaktoi derbin, Dean Klafuriç goditi Partizanin me vendimin vendimtar

Tomislav Kis duke festuar me tifozët pas golit Ishte minuta e 62-të, kur Dean Klafuriç futi në fushën e lojës…

10 minutes ago