Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar me ironi ndaj PDK-së pas deklaratës së komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i vlerësoi si të papranueshme ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas Gacaferit, nisma e PDK-së ishte përdorur si pjesë e një skeme për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe për të ndikuar te qytetarët, me bindjen se iniciativa do të refuzohej nga Albini. Ai e shoqëroi reagimin me ironi edhe për ndarjen e ministrive, drejtorive dhe pozitave të tjera institucionale.
None found
Gacaferi tha se plani nuk funksionoi, pasi, sipas tij, Albini “e luan shahun fort”. Në vijim, ai ironizoi se personat që kishin ndarë postet mund të përballen tani me ndarjen e dhomave në burgjet e Dubravës dhe Dyzit.
Në reagimin e tij, ai shkroi se nuk ka arsye për shqetësim, pasi ata që e iniciuan ndryshimin e ligjit mund t’u shtojnë edhe 25 vjet të tjera dënimeve të personave që ndodhen në Hagë.
Gacaferi pretendoi se ligji ishte përdorur vetëm si pretekst për një “grushtet”, me pritjen që Albini ta refuzonte dhe që më pas nismëtarët të manipulonin masat. Sipas tij, ky plan dështoi pikërisht për shkak të mënyrës se si Albini e luajti “shahun”.
Ai shtoi me ironi se i vinte keq për ndarjen e parakohshme të ministrive, drejtorive dhe pozitave në institucione të tjera. Sipas tij, ata kishin shkuar deri aty sa kishin vendosur edhe “Freshidentin” për President.
Në përfundim, Gacaferi tha se, me ndihmën e Zotit, shumë prej tyre mund të përfundojnë duke ndarë dhomat e Dubravës dhe të Dyzit, në vend të ministrive që, sipas tij, i kishin ndarë më herët.
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…
Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…
Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…
Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…