Zebërvoki ironizon keq Gjestin: Një vajze duke mbajtur një djalë në krah (FOTO)

Pas tensioneve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe dasmës së mbrëmshme mes Gjestit dhe Eglit, ka ardhur një reagim që ka nxitur shumë reagime në rrjete sociale.

Ish-banori i Bg Brother Zebërvoki, ka postuar një “InstaStory” që u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj çiftit të sapomartuar.

Në videon e publikuar, shihet një vajzë duke mbajtur në krah një djalë që është krejtësisht pasiv – i shtrirë, pa lëvizur asnjë muskul.

Përshkrimi që shoqëronte videon ishte: “Se me kë më ngjan ky kapëlli”? – një frazë që u pa si mjaft ironike dhe me nënkuptime të qarta.

Kjo është marrë si një koment simbolik për dinamikën në marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, e cila shpesh është përshkruar nga shikuesit si e pabalancuar.

Sipas shumë fansave të formatit, Egli është ajo që mban iniciativën dhe “e tërheq zvarrë” lidhjen, duke qenë gjithmonë në rolin e shtyllës së çiftit.

Postimi i reperit ka ndezur rrjetin, duke hapur debat mbi autenticitetin e çiftit dhe raportin e tyre të vërtetë jashtë spektaklit.

 


Shtuar 15.04.2025 11:01