Zbulohet një virus i ri vdekjeprurës, çfarë paralajmëron OBSH?

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus organizoi një mbledhje urgjente të mërkurën me ekspertëve ndërkombëtarë mes rasteve në rritje të variantit më vdekjeprurës të virusit Mpox në vendet afrikane. Sipas raporteve, ky variant i virusit Monkey pox mund të infektojë më shumë individë në më pak kohë, duke e bërë atë një shqetësim global për ekspertët e OBSH-së.

“Në dritën e përhapjes së Monkeypox dhe potencialit për përhapje të mëtejshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë Afrikës, unë kam vendosur të mbledh një komitet urgjence, sipas Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit. Së bashku me zyrtarët do të këshillohemi nëse shpërthimi përfaqëson një emergjencë të shëndetit publik ndërkombëtar”, tha Ghebreyesus.

Çfarë është virusi Monkey pox?

Virusi Monkey pox, i njohur gjithashtu si lija e majmunit, është një sëmundje virale që shkakton vlime të dhimbshme të lëkurës, përveç temperaturës, dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të muskujve. Virusi përhapet nga një individ në tjetrin përmes kontaktit të ngushtë dhe lëkurë me lëkurë. Mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të infektuara të frymëmarrjes gjatë teshtitjes dhe kollitjes.

Mpox i përket gjinisë Orthopoxvirus, njëlloj si virusi i lisë. Virusi është zoonoz, që do të thotë se përhapet nga kafshët te njerëzit. Ai përhapet kryesisht përmes kontaktit me kafshët dhe primatët e infektuar, në Afrikë. Për më tepër, kontakti i ngushtë me individë të infektuar ose materiale të kontaminuara mund të rezultojë në transmetim nga njeriu te njeriu, shkruajnë mediat e huaja.

Cila është periudha e inkubacionit të këtij virusi? Virusi Mpox është një sëmundje ngjitëse që mund të zgjasë nga 2 deri në 4 javë. Megjithatë, simptomat fillojnë të shfaqen brenda 24-48 orëve pas infektimit.

Përhapja aktuale e Mpox në Republikën Demokratike të Kongos ka parë tashmë rreth 27,000 raste dhe ka marrë më shumë se 1,100 jetë, shumica prej tyre fëmijë, që nga fillimi i vitit 2023.


Shtuar 8.08.2024 18:20

Tags: ,