Zbulohet kush e shoqëroi Xhensilën në koncertin e fundit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ka performuar në Divjakë. Por si asnjëherë më parë, në koncertin e saj kishte një të ftuar special.

Vajza e saj, Ajka. Si çdo ndodhi tjetër e muajve të fundit në jetën e saj, edhe video ku Xhensila mbërrin në koncert me Ajkën në krahë, është bërë virale në rrjet.

 

 

Në një tjetër video, këngëtarja ka treguar se ka marrë të dy fëmijët me vete, për të shijuar fundjavën pas koncertit.

 


Shtuar 9.06.2024 15:28