Zbulohet arsyeja se përse David refuzoi ta shihte të birin në ditëlindjen e tij

David Beckham thuhet se ka refuzuar një ftesë nga djali i tij, Brooklyn dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, për ta takuar atë privatisht për ditëlindjen e tij të 50-të.

Kujtojmë se disa javë më parë, raportet flisnin për një përçarje midis Brooklyn dhe Romeo Beckham, që dyshohet se lidhej me marrëdhënien e këtij të fundit me Kim Turnbull. Për më tepër, në mars, djali i madh i ish-futbollistit dhe Nicola Peltz munguan në sfilatën e modës të Victoria Beckham në Paris, në të cilën morën pjesë Romeo dhe partnerja e tij.

Burime me njohuri për situatën i thanë TMZ se Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij udhëtuan për në Londër javën e kaluar me qëllimin e vetëm për të festuar me David Beckham. Çifti thuhet se ka kontaktuar familjen, duke kërkuar të takohen privatisht para ngjarjeve të planifikuara. Megjithatë, pjesa tjetër e familjes nuk e priti me sy të mirë kërkesën e tyre.

Sipas të njëjtave burime, atyre u është thënë se ose do të shfaqen në festimet kryesore ose nuk do të kenë asnjë mundësi ta shohin familjen. Çifti në fund zgjodhi thjesht t’i dërgonte urimet e tyre David Beckham, ndërkohë që nuk mori pjesë në festën e tij.


Shtuar 5.05.2025 19:26