Zbulohet arsyeja e ndarjes së Cardi B me Stefon Diggs

Reperja Cardi B dhe Stefon Diggs i kanë dhënë fund lidhjes, mes pretendimeve se ai e ka “tradhtuar shumë herë”.

Sipas një burimi për Us Weekly, çifti u nda vetëm pak ditë para se New England Patriots të mposhteshin nga Seattle Seahawks në Super Bowl LX.

“Nuk është hera e parë që ndahen,” tha burimi, duke shtuar se miqtë e Cardi-t e kishin paralajmëruar se ajo “meritonte më mirë”.

Reperja 33-vjeçare raportohet se tani është single dhe e fokusuar te muzika dhe turneu i saj “Little Miss Drama”. “Ajo ndihet e lirë dhe nuk dëshiron të shqetësohet për të gjatë kohës që është në turne,” shtoi burimi.

Thashethemet për ndarjen nisën pasi Cardi u largua nga stadiumi menjëherë pas paraqitjes së saj në show-n e pjesës së parë me Bad Bunny, pa qëndruar për të mbështetur Diggs në pjesën e dytë të finales. Dyshja gjithashtu hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

Diggs u pa gjatë finales duke përshëndetur një grua të quajtur Pree, e cila më herët është përfolur për një lidhje me ish-bashkëshortin e Cardi-t, Offset. Videoja u bë virale në rrjete sociale dhe shtoi dyshimet për krizën në çift.

Cardi konfirmoi ndarjen gjatë një koncerti në Los Angeles, ku deklaroi publikisht se, pavarësisht situatës së saj personale, askush nuk ka të drejtë të flasë keq për babain e fëmijës së saj.

Dyshja u lidhën në vitin 2025 dhe mirëpritën një djalë në nëntor të po atij viti. Ndërkohë, Cardi është ende në proces divorci me Offset, me të cilin ka tre fëmijë.


Shtuar 25.02.2026 23:23