Data e nisjes së sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK4) mund të jetë zbuluar aksidentalisht pas një vizite që stafi i formatit bëri në ambientet e produksionit italian “Grande Fratello” në Romë.
Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet. Në këtë fragment, një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudin Hamitin për datën e nisjes së BBVK-së. Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme: “3 ose 7 Nëntor”.
Kjo përgjigje është marrë nga fansat si një “zbulim aksidental” i datës së nisjes së edicionit të ri.
Megjithëse produksioni ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e sezonit të katërt.
