Një zarf i bardhë ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Në zarf thuhet se Vëllai i Madh u ka siguruar banorëve të gjitha furnizimet e domosdoshme, e si pasojë me buxhetin e javës do të ndihmojnë 5 familje në Durrës dhe Thumanë.
Pra banorët për javën e ardhshme do të kenë vetëm 30 për qind të buxhetit.
“Banorë, Vëllai i Madh iu ka siguruar të gjitha furnizimet e domosdoshme për të jetuar në shtëpi dhe për këtë arsye ka menduar që në prag të festave, një pjesë e buxhetit tuaj t’i shkojë fondacionit “Dritan Hoxha” në ndihmë të pesë familjeve, në Durrës dhe Thumanë. Për javën e ardhme ju do të keni 30 për qind të buxhetit. Gëzuar festat”, thuhej në zarfin që lexoi Rozana.