Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ka mbërritur një zarf i zi, por ende nuk dihet se për kë është dërguar. Ndërkohë që është bërë me dije që televotimi aktual është anuluar, por baorët nuk janë në dijeni të kësaj.
Prime-i i së shtunës në mbrëmje do të jetë ai që do të zbulojë detajet: kush ka gabuar, thyer rregullat dhe kush do të lërë përgjithmonë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Zarf i zi në shtëpi! Televotimi aktual anulohet, banorët nuk janë në dijeni. Të shtunën mbrëma, Vëllai i Madh zbulon detajet” thuhet në njoftimin e bërë nga Big Brother.
