Aktorja e njohur Zamira Kita, ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, e cila foli për një kamer të fshehtë që i është bërë më parë, ku një vajzë ka qarë duke i thënë se është shtatzënë me burrin e artistes, Benin.
Një pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: E diskutuam edhe me Zamirën edhe për ata që ndoshta nuk e kujtojnë, është një kamer e fshehtë që të është bërë. Je bërë o Zamira, as nuk dua ta kujtoj atë moment. Aq keq më ka ardhur.
Zamira Kita: Jam bërë keq, por nuk e besoja që Beni të kishte të dashur. Do të thotë që nuk jam bërë xheloze kurrë.
Ester Bylyku: I tha një vajzë që ka mbetur shtatzënë.
Zamira Kita: Po, kam lidhje me burrin tend prej 3 muajsh dhe jam shtatzënë. E qante me pikën e lotit vajza. Si mos e besoja.
Ester Bylyku: Nuk e besove në asnjë moment atë vajzë?
Zamira Kita: Unë nuk e besoja që Beni të më tradhëtonte mua, kurrë. Por, ajo ma faktoi me shumë gjëra sepse atje Beni kishte qenë pjesë e kamerës. Ai i kishte treguar disa gjëra që i dinim vetëm ne dhe ajo më tregonte disa gjëra të tilla. Plus që Beni është muzikant, luan në kitar, shkon nëpër dasma, koncerte, i pëlqen alkooli, thashe pale ndoshta ndonjëherë i dehur. Bile, pyetja e pare që i bëra asaj ishte këngëtare je? Thashe mos kushedi ndonjëherë e thash hajt tani të rritësh fëmijën e tjetrit. Fillova të qaja, u shqetësova shumë. Ajo ka qenë një kamera shumë tronditëse për mua, unë dy net nuk kam fjetur e i rrija Benit në kokë se më dukej sikur ma kishin marr. Akoma nuk e besoja se ishte kamer e vërtetë.
Ester Bylyku: Më bëri përshtypje që the ajde rrit fëmijën e tjetrit. Po sikur ajo kamer e fshehtë të ishte e vërtetë? Si do reagoje ti?
Zamira Kita: Në qoftë se Beni do më pranonte prape mua të më kishte, unë do pranoja që ta rrisja. Do të jetoja me Benin dhe pse do të kishte një fëmijë tjetër. Në qoftë se do më kishte mua. Se mund të më linte mua e të merte tjetrën.
Ester Bylyku: Po aq shumë sa e do ti, mendon se kishte shanse të ndodhte?
Zamira Kita: Unë do t’ia falja, por Beni nuk do ma falte kurrë mua në qoftë se do bëja të njëjtën gjë.
Ester Bylyku: Është egoja mashkullore.
Zamira Kita: Tani mbas 20 vitesh unë e mendoj. Nuk e di, unë prape e dua, mbase do më justifikohej, do më përgjërohej dhe do kuptoja që ai më donte dhe nuk donte të më humbte mua. Por asaj nuk i flisja asnjë fjalë se mendova se Beni e donte dhe mos më shante pse i flisja keq asaj në atë kohe. E mbaja veten se aq shumë po e vuaja trathtinë e Benit.