Xumi reagon pas ‘thumbit’ të Ledionit: Ndoshta më bie dhe mua nusja me lekë… (FOTO)

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 4”, Xum Allushi, ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas komentit të fundit të Ledion Licos.

“Unë kam treguar respekt nga i pari tek i fundit. Nëse doni vëmendje nga unë dhe të përmendni biznesin që familja ime ha bukë, ju lumtë. Por të shkelni tek buka e familjes time dhe tek djersa ime, nuk ua toleroj”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Xumi thekson se proteinat që përmenden janë suplemente ushqimore të provuara shkencërisht, të miratuara dhe të certifikuara.

Ai nënvizon gjithashtu, se arritjet e tij janë fryt i djersës dhe sakrificës personale, pa ofenduar apo hedhur kunja për askënd.

Në fund, me një ton ironik, ai shton:Por s`i i dihet, ndoshta më qëllon dhe mua nusja me lekë  në të ardhmen”.

 


Shtuar 27.04.2025 13:17