Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të vëllait të këngëtarit Besart Kelmendit.
Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në Pejë.
Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, Xheneta Fetahu ka ndarë një postim në Instastory ku shpreh ngushëllimet Gjestit dhe familjes së tij.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të perjetshme. Kujtimi i tiji mirë do te mbetet përgjithmonë ne zemrat tuaja.”, shkruan Xheneta në postimin e saj.
Gjithashtu Xheneta mbështet postimin e saj me një shkrim ku kërkon të mos shpërndahen pamjet e rënda nga aksidenti i të miturit: “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme eshtë për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i gjestit i shtrirë pa jetë. Këto gjëra vetëm thellojne plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, me shume se kurre, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo perhapjen e dhimbjes”
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një automjet është përplasur me një motor katër-rrotësh. Si pasojë e përplasjes së fortë, Eldion Kelmendi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.