Xheneta i përgjigjet Gjestit: Për atë femrën e ulët ka qarë dhe ka vrapuar

Ditën e djeshme, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka qenë e ftuar në “E Diell”, ku ka folur sërish për lojën por edhe për Gjestin.

Ajo i është përgjigjur të gjitha gjërave e po ashtu edhe deklaratave të këngëtarit brenda këtij formati.

Ditë më parë pas intervistës së Xhenetës në Fan Club, Gjesti e quajti atë femër të ulët.

E për këtë, ish-partnerja e tij ka një përgjigje:Me gjithë respektin, ai në këtë video e ka treguar veten që është tipik ai mashkulli që një herë vrapon shumë pas një femrës edhe qan e bën gjithçka pas saj, në momentin që ti ndahesh tregon tipik që flet për të ul”.

“Ai nuk më ka ulur mu, por vetëm veten edhe vlerat e tij. Për atë femrën e ulët ai ka qarë dhe ka vrapuar”.

Mes tjerash theksoi: “Ai nëse tenton mua të më ul para një populli, mendoj që ul veten. Unë më mirë zgjedh me hesht se sa me fol ndaj tij”.

Gjithashtu, Xheneta tha se po e bën këtë lojë me Eglin, si një lloj hakmarrjeje ndaj saj.


Shtuar 24.02.2025 09:29