Xheneta flet për fejesën 5-vjeçare: Ish-vjehrra s’më donte!

Ish-banorja e BIG Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka folur për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’.

Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.

Ish-banorja e BBVK3 ka zbuluar se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.

“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme.”-u shpreh ajo.


Shtuar 2.06.2025 19:53