Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, nuk kurseu aspak moderatoren Sara Gjoka,ku ngriti një pretendim të fortë: “I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të.”

Situata u tensionua menjëherë, duke i habitur edhe të ftuarit e tjerë, pasi tema e ditës nuk kishte aspak lidhje me jetën personale të të pranishmëve. Por për Xhenetën, ky ishte momenti për të kërkuar llogari.

Me tone të drejtpërdrejta dhe pa shumë filtra, modelja e bëri të qartë se ndjen se është thyer një kufi, ndërsa Sara e vendosur përballë akuzës u përpoq të ruajë qetësinë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.