Vjehrri i Mc Kreshës e bëri përsëri, zbulon emrin e pazakontë të djalit të porsalindur (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Erzina ka sjellë në jetë një djalë.

Çifti, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Kanada, foshnjën e kanë pagëzuar me emrin, Din.

Emri është bërë i ditur përmes babait të Erzinës në një postim të shpërndarë në Facebook.

“Sonte Zoti na bekoi me nipin Din”, thuhet në postimin e tij.

Dy vite më parë, reperi dhe partnerja e tij u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Iza.

Babai i Erzinës dhe vjehrri i Mc Kreshës ka qenë ai i cili gjithashtu ka bërë të ditur edhe emrin e Izës për publikun.


Shtuar 24.02.2022 12:42