Zef Deda ndërroi jetë një muaj më parë. Prandaj kjo natë e ndërrimit të viteve nuk është njësoj për familjen e tij.
I biri, Jul Deda ka zgjedhur një fotot të një viti më parë për të uruar ndjekësit në rrjetet sociale duke zbuluar se amaneti i Zef Dedës ishte që ta jetojnë jetën të gezuar e me energji pozitive.
“Zgjodha foton e nje viti me pare, per t’ju thene GEZUAR. Viti 2023, nuk ishte nje vit i lehte per familjen tone, por fale Zotit, ne genet e Deda-ve rrjedh energjia pozitive dhe deshira per ta jetuar e gezuar jeten ne çdo sekonde te saj. Ky ishte edhe amaneti i engjellit tone mbrojtes.
Me kete rast, urojme çdo te mire per familjet tuaja. Viti qe vjen, ardhte i shendetshem dhe i lumtur per te gjithe. Bekime…!”, shkruan Jul Deda./albeu.com/
View this post on Instagram