Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, ka qenë i ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, ku ka ndarë me publikun disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka zbuluar se vitin e kaluar ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, duke iu nënshtruar pesë operacioneve për shkak të problemeve me zemrën. Edhe pse nuk ka qenë në gjendje optimale, Malkaj theksoi se ka gjetur forcë të vazhdojë të bëjë humor, madje dhe gjatë kohës që ishte i shtruar në spital, duke e argëtuar ambientin dhe pacientët e tjerë.
Biseda në studio:
Pyetje: Ishte një periudhë e vështirë për ju?
Malkaj: Po, ka qenë viti i kaluar dhe ky, ku kam kaluar pesë operacione, disa të lehta, disa më serioze. Tani jam më mirë. Nuk kisha përdorur asnjë aspirinë deri në atë moment.
Pyetje: Si e mbajti energjinë për të kaluar këtë periudhë?
Malkaj: E gjej energjinë te jeta. Të gjithë ata që më shihnin, vraponin për të më ndihmuar. Unë i grumbullova dhe u kërkova një foto. Më erdhi doktori një mëngjes dhe më pyeti: “Si je?” Unë i thashë: “Nëse e njeh doktorin që kujdeset për mua, nuk do më bënit këtë pyetje.” Ai u habit dhe më tha: “Po si unë që merrem me ty?”. Kur më tha që do eci pak nëpër korridor, u mora me të tjerët dhe fillova të bëj shaka me ta.
Pyetje: U ktheve humorin të sëmurëve, duke menduar që ti vetë kishe vetëm sy, nuk kishe gjë nga zemra?
Malkaj: Më hëngrën me sy, më grinë.