Ndodhi edhe kjo. Kim Kardashian dhe Bianca Censori janë shfaqur më të afërta se kurrë në koncertin e fundit të reperit Kanye West. Ylli i Kardashians, 43 vjeç dhe arkitektja, 29 vjeç janë filmuar duke shkëmbyer biseda dhe dukeshin komode në shoqërinë e njëra tjetrës në Chase Center gjatë koncertit të Kanye në San Francisko të martën.
Në koncert kanë marrë pjesë edhe nëna e saj Aleksandra e cila shihet në anën tjetër si dhe motra, Angelina. Ndërkohë Kim ka mbajtur përpara vajzën e saj Chicago, 6 vjeç. Fansat ndanë tronditjen e tyre për ngjashmërinë e Kim dhe Bianca kudo në rrjet.
Të lidhura
None found
“Ato duken si binjake”, ka shkruar njëri dhe një tjetër ka shtuar, “Kim duket si Bianca”.
“Ato ngjajnë kaq shumë këtu, sa më duket e çuditshme”, komentoi dikush tjetër.
