VIDEO/ Xheneta i’a nxjerr Drilonit bisedat shokuese

Siç e dini, raportet mes Xhenetës dhe Drilonit brenda shtëpisë së BBVK nuk ishin aspak të mira.

Driloni ‘u zotua’ se nuk do ketë kontakte me të jashtë, mirëpo, siç duket e kundërta ka ndodhur.

Ishte Xheneta që publikoi ditën e sotme biseda me Drilonin, pasi prej kohësh po kalon në thumba nga distanca prej Drilonit.

Në bisedat e tyre vërehet qartë që Driloni po kërkon të ketë diçka me Xhenetën dhe madje i kërkon takim me të gjatë natës.

“Jam mërzit për ty, po du me te pa” janë disa nga fjalët që Driloni ndëgjohet t’ia thotë Xhenetës.


Shtuar 19.03.2025 22:55