Një fanse ka ngritur padi kundër 50 Cent, e cila pretendon se reperi hodhi mikrofonin e tij gjatë një koncerti, duke e plagosur në fytyrë.
Brianna Monegen pretendon në dokumentet e reja gjyqësore të siguruara nga Page Six se më 30 gusht 2023, reperi kuptoi se mikrofoni i tij nuk po punonte siç duhet gjatë performancës në koncert, u inatos dhe e hodhi atë drejt turmës.
None found
Padashur plagosi një grua e cila në dokumentet e gjykatës thotë se ka pësuar “lëndime të rënda dhe të përhershme”.
Pas incidentit, gruaja u dërgua në një spital të Los Anxhelosit, ku u trajtua për një tronditje, një çarje në ballë dhe dhimbje të forta në kyçin e dorës së majtë.
Monegen po i kërkon reperit para për shpenzimet në të kaluarën dhe të ardhmen, pasi ajo nuk ishte në gjendje për të punuar, mbulimin e shpenzimeve spitalore dhe mjekësore, tarifat e avokatit dhe shpenzimet e tjera të padisë.
Deri më tani reperi apo avokati i tij nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje.
Nga BDI thonë se Bashkia e Shkupit brenda një dite dy herë e shkeli hapur detyrimin ligjor për përdorimin e…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullsisë civile. Me…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e…
Tre personat me prejardhje nga Kosova, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt…
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 5.2 ballë, ka goditur provincën perëndimore iraniane të Kermanshah, duke shkaktuar lëkundje në…
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për…